Shumë njerëz që e nisin ditën me një filxhan kafe, priren ta shikojnë atë si një domosdoshmëri, jo si pjesë të një mëngjesi të shëndetshëm. Sipas studimeve, marrja e kafesë është lidhur me përfitime të shumta shëndetësore.
Është e mbushur me vitamina dhe minerale esenciale
Përmban me vitamina dhe minerale esenciale si riboflavin, acid pantotenik dhe magnez, si dhe komponime bioaktive që largojnë sëmundjet. Acidet klorogjenike janë një grup polifenolësh të pranishëm në kafe që kanë efekte antioksiduese, të treguara se ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.
Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit
Marrja e moderuar e kafesë është lidhur me parandalimin e sëmundjeve të mëdha. Një studim zbuloi se pirja e tre deri në pesë filxhanëve në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Disa studime kanë treguar gjithashtu se marrja e kafesë mund të ndihmojë në parandalimin e llojeve të caktuara të kancerit, si kanceri kolorektal , prostatës, endometrial dhe mëlçisë.
Forcon shëndetin e trurit
Kafja është një stimulues natyral që aktivizon sistemin nervor qendror, duke bërë të ndihemi më pak të lodhur, ndërsa në të njëjtën kohë përmirëson aftësinë për t’u përqëndruar, fokusuar dhe reaguar shpejt. Jo vetëm kaq, por kafeja është gjithashtu e dobishme për shëndetin afatgjatë të trurit tonë. /abcnews.al