Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. 2 mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Policia ka njoftuar se për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona gjithsej. Ata janë shoferi i njërit prej makinave dhe 2 pasagjerët, 12 dhe 14 vjeç, në makinën tjetër.

Të gjithë të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti. Megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të saj.