3 ton kokainë, 700 kg hashash dhe 100 mijë euro cash, janë sekuestruar nga EUROPOL, në kuadër të një operacioni të madh në Spanjë. 52 persona u arrestuan dhe u bllokua një nëndetëse dhe një skaf me vlerë 300 mijë euro.Në operacionin e koduar “FERRO”, kanë marrë pjesë 300 oficerë të mbështetur nga Policia Kombëtare e Kolumbisë, (Policia Nacional de Columbia), Policia Kombëtare Holandeze (Politie), Policia Gjyqësore Portugeze (Policia Judiciaria), Agjencia Kombëtare e Krimit e MB dhe SH.B.A.
Bëhet e ditur se gjatë operacionit, u bllokua edhe një nëndetëse në ndërtim e sipër, e cila është e para e këtij lloji sipas EUROPOL, që ndërtohet në Europë.
Operacioni pati 47 bastisje shtëpish të kryera në qytetet spanjolle të Tarragona, Barcelona, Gerona, Malaga, Castellon, Valencia, Murcia, Cadiz, Granada dhe Badajoz.
Operacioni u krye në gjashtë faza.
Faza e parë: Hetuesit identifikuan një grup të organizuar të krimit, të përbërë nga shtetas spanjollë, kolumbianë dhe Dominikanë. Kriminelët vepronin nga Spanja, konkretisht nga Kataluna.
Faza e dytë: Në nëntor 2020, oficerët e policisë në Spanjë arrestuan udhëheqësin e këtij rrjeti kriminal në Tarragona, së bashku me 13 bashkëpunëtorët e tij.
Faza e tretë: Në shkurt të këtij viti, një tjetër degë e këtij grupi të krimit të organizuar u vu në shënjestër. Katër individë u arrestuan në Tarragona dhe u sekuestrua një ngarkesë prej 583 kg hashash gjatë rrugës për në Francë dhe Itali. Bastisjet e shtëpive u kryen gjithashtu në Malaga.
Faza e katërt: Një nga shënjestrat kryesore u arrestua në shkurt në aeroportin El Prat në Barcelonë, ndërsa po përpiqej të ikte në Hollandë. Rezultati i këtij arrestimi, çoi në sekuestrimin e 300 kilogramëve kokainë.
Faza e pestë: Një laborator klandestin i drogës u zbulua në Barcelonë pranë një plantacioni të brendshëm të kanabisit me mbi 1 150 bimë. Një skaf i shpejtë 15 metra i përket këtij rrjeti kriminal dhe i ngarkuar me 7000 litra benzinë u kap gjithashtu në rajonin e Murcia.
Faza e gjashtë: Në fund të shkurtit, anëtarët e mbetur të rrjetit kriminal u arrestuan. Rreth 6 000 litra përzjerës të drogës u sekuestruan gjithashtu, të destinuar për një laborator klandestin në Murcia.
Lajmi i fundit