Trupi i gjithësecilit prej nesh ka një aromë karakterisitke dhe besohet se parfumi që ju përfaqëson më mirë është ai, molekulat e së cilës përputhen me atë të lëkurën suaj! Kjo shpjegon dhe dëshirën tuaj për të përdorur një parfum, e nëse ende i ndërroni parfumet tregon që nuk e keni gjetur aromën tuaj. Gjithsesi kjo është gjysma e betejës, sepse pasi të jeni dashuruar me një aromë, do të donit që ajo të zgjaste në lëkurën tuaj përjetësisht.Kjo gjë është e pamundur, por Living do t’ju vijë në ndihmë duke ju treguar truket që parfumi të zgjasë më tepër.
Lyhuni me parfum në pikat e pulsit
Vajrat e parfumit intesifikohen kur temperatura është më e lartë. Për këtë arsye ju duhet të aplikoni parfumin në pikat e ngrohta si kërthizë, pjesa e prapme e gjurit, prapa veshit, kyçet e duarve dhe pjesa e brendshme e bërrylave.
Mos harroni të hidratoni lëkurën
“Parfumi zgjat më shumë kur lëkura hidratohet, prandaj e vendosni atë pasi të keni bërë dush , ose të keni aplikuar një krem pa aromë, ose të së njëjtës linjë të parfumit.
Flokë
Spërkatni pak parfum mbi krëhër e me të krihni flokët. Spërkatja direkt në flokë mund të thajë këto të fundit. Burimi:RealSimple