E imagjinoni dot të bëheni yll Instagrami fiks pasi keni zbuluar tradhtinë e të dashurit? Dhe jo me një, por 2 vajza të tjera paralel! Kjo i ka ndodhur 3 vajzave, që krejt rastësisht zbuluan që kishin të dashurin e përbashkët! Çfarë bënë ato? Si fillim folën në telefon me njëra-tjetrën dhe përgatitën një plan të vogël perfekt ku bënë të mundur që i dashuri t’i shihte të treja dhe të mos u besonte syve.
Më tej, jo vetëm që nuk ju hakërryen njëra-tjetrës, por u bënë shoqe të ngushta pasi zbuluan se i dashuri tradhtar s’ishte e vetmja gjë që i bashkonte. Vajzat, ndanin edhe pasionin e madh oër të udhëtuar. Pasi ia bënë të ditur atij ballë për ballë se loja përfundoi dhe nga 3 nuk ka më asnjë të dashur, vendosën të rinovonin një autobus të vjetër shkolle para se të nisnin aventurën më të madhe!
Duke punuar ditë pas dite, arritën ta quanin “shtëpi” autobusin dhe gjithë rrugëtimin e tyre nëpër vende të ndryshme të SHBA-së e dokumentuan në rrjete sociale. Sot, vajzat kanë rreth 66,000 ndjekës dhe rregullisht postojnë eksperiencat e reja, vende dhe këshilla për njerëzit që duan të udhëtojnë.