Zbulohet identiteti i një prej personave që mbetën të vrarë pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës pas një atentati me kallashnikov.

Personi, i cili është vrarë jashtë makinës, është identifikuar si Diklen Vata banues në Fushë-Kuqes, Kurbin.

Makina e viktimave lëvizte nga Tirana në drejtim të Mamurrasit, ndërsa makina e autorëve ka lëvizur paralel me ta duke qëlluar me breshëri automatiku.

Fillimisht janë vrarë shoferi dhe pasagjeri në sediljen e përparme. Ndërsa Diklen Vata që ishte i ulur në sediljen e pasme, ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohet.

Autorët e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë ekzekutuar. Siç shihet nga pamjet, automjeti i viktimave është përfshirë nga flakët, ndërsa Diklen Vata është i shtrirë përtokë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen teksa efektivët po vijojnë hetimet.