Një ngjarje e pazakontë është shënuar sot në Lushnjë. Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta 30-vjeçaren me iniciale M.S.
Sipas njoftimit të policisë po punohet për kapjen e autorëve ndërsa e reja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Më datë 27.12.2021 shtetasja M. S., 30 vjeçe, banuese në Karbunarë, ka kallëzuar se është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.