Reagimi i gazetarit Artan Hoxha.
Pasi u kapën 300 kg lëndë narkotike në Portin e Durrësit, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Artan Hoxha. në një status të publikuar në llogarinë e tij sociale ‘facebook’, Hoxha thotë se tashmë në vendin tonë jo vetëm hyyjnë sasi të mëdha kokaine, por edhe dalin të tilla. Sipas tij tashmë Shqipëria mund të konsiderohet si bazë operacionale e narkotrafikut.
Më tej gazetari ka zbuluar operacionin e organizuar në Itali, ku një shtetas nga Vlora me inicialet J.H është kapur nga autoritetet italiane në portin e Brindizit, pasi tentoi të transportonte kokainë me anë të një kamioni të ardhur nga Porti i Vlorës.
Postimi i Plotë
Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut…
Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje…
Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje…
Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores. Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje.
Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh….