Prokuroria e Elbasanit dhe policia atje kanë zbardhur një ngjarje shantazhi në rrjetet sociale. 3 persona u arrestuan, pasi kërcënonin një të ri se nëse nuk u jepte 3000 euro ata do t’i publikonin lidhjen intime. I riu lajmëroi policinë ku u organizua një operacion për zbulimin e shantazhuesve ndërsa në në pranga ranë 3 persona dhe u procedua një tjetër.

Shantazhet në rrjetet sociale rezultuan tragjike në Klos pak ditë më parë, ku mbetën të vdekur 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë në një ngjarje që tronditi vendin.

Një skenar i ngjashem shantazhi është shmangur në Elbasan, pasi një ndërhyrje e prokurorisë dhe policisë rezultoi efektive, dhe çoi në arrestimin e 3 personave

Sipas prokurorisët Xhentila Gjini 28 vjeç  dhe Saimir Hima (Ashiku) 42 vjeç kishin kërcënuar dhe shantazhuar një persona me inicialet E.K përmes rrjetit social instagram se do t’I publikonin një lidhje intime.

Këta dy shtetas në këmbim të mbajtjes sekret të lidhjes intime të E.K I kanë kërkuar atij shumën prej 3000 eurosh.

Pasi palët kanë rënë dakord për vendin e marrjes së parave, E.K është takuar me datën 11 tetor me Hysen PAJËN, taksisti i cili ishte porositur nga Xhentila Gjini 28 vjeç  dhe Saimir Hima për të marrë shumën e parave.

Që nga momenti shkëmbimit të parave oficerët e prokurorisë dhe policisë kanë qenë duke përgjuar të gjithë skenën, ndërsa Taksisti është nisur për në Tiranë ku do të bëhej dorëzimi i parave.

Gjatë kohës që po udhëtonte për në Tiranë Paja është telefonuar nga një person ku I ka thënë se: “Të kanë ndjekur o Cen, kthehu për Elbasan merri me vete lekët se do t’i marr atje”. Në këtë moment taksisti është kthyer përsëri ëpr në elbasan por që është arrestuar.

Më vonë në pranga ranë edhe Xhentila Gjini 28 vjeç  dhe Saimir Hima, ndërsa u procedua penalisht edhe shtetësja Adelajda Hima pasi arrestimi i saj ishte i pamundur për se ka një fëmijë të mitur 13 (trembëdhjetë) muajsh, të cilin e ushqen me gji.