Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.

102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme u eksportuan drejt Tajlandës, por më pas u kthyen në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit.Raportohet se janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”.

Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave