Shqipëria do të sfidojë Spanjën të hënën në orën 21.00, në një ndeshje ku kuqezinjtë synojnë 3 pikët, për të vazhduar tutje. Atmosfera është pozitive në grup, pas atij barazimi 2-2 ndaj Kroacisë, pak ditë më parë.
Në stadiumin e Dusseldorfit, pritet të jenë jo pak por 35 mijë tifozë kuqezi, në mbështetje të kombëtares. Stadiumi që ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh do të kthehet në një skenë spektakli, ku do të mbizotërojnë ngjyrat kuq dhe zi.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho numëron 1 pikë deri më tani (ka shanse për kualifikim), ndërsa Spanja kryeson grupin me 6 pikë. Takimi tjetër është ai mes Kroacisë dhe Italisë.
(J.S/BalkanWeb)