Kompania AstraZeneca do të nisë sot në Shqipëri 38,400 dozat e para të vaksinës anti-Covid. Kujtojmë se lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, ndërsa zbuloi se kjo dozë do i injektohet mësuesve
“LAJM I MIRË Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruajti Rama në Facebook.
Sipas njoftimit të kryeministrit, procesi i vaksinimit do të nisë të shtunën me mësuesit e Tiranës, ndërsa bëhet me dije se institucionet kanë nisur përgatitjet. Ndërsa pritet që këtij procesi ti nënshtrohen rreth 30 mijë mësues.
Ndërkohë kujtojmë se dje një njoftim u bë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lidhur me vaksinimin. “Lajmi i mirë është se 38,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit Covax pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri, ndërsa mbi 9 mijë doza nga Pfizer mbërrijnë të hënën”, tha ajo.
Lajmi i fundit