4 banesa përfshihen nga flakët në Berat, humbin jetën
Të paktën dy të vdekur kanë mbetur nga djegia e tre banesave në Berat. Mësohet se kanë mbetur të vdekur Jovan dhe Mateo Vangjeli, babë dhe bir. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse e cila ka marrë flake. Policia bën me dije se një nga banesat e djegura kanë qenë babai i cili është invalid dhe i biri, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë flakëve.
Banesa ka qenë në kushtet të vështira, pasi është si tip bodrumi, dhe në momentin që është përfshirë nga flakët dyshohet se ka rënë tavani. Gjatë rënies së zjarrit dyshohet se dy pjesëtarët e familjes kanë qenë në gjumë dhe i ka zënë tavani i banesës.
4 banesa janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Beratit. Policia njofton se fillimisht ka marrë flakë banesae shtetasit J.V dhe për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Muzakaj.
Ende nuk ka të dhëna nëse ka të dëmtuar në njerëz. Blutë kanë bërë me dije se janë në vendin e ngjarjes dhe situatën e kanë vënë në kontroll.