Mbappe është nën kontratë me PSG deri në 2020, pra nëse Mbappe qëndron edhe një vit në Paris dhe nuk rinovon e pret një kontratë sheikësh në Madrid: 40 milion euro kesh, në formë bonusi si mirënjohje, dhe një 25 milion euro neto në sezon. Këto nuk janë shifra normale, por të denja për një super yll. Mbappe ia ka bërë të qartë si trajneri Pochettino ashtu edhe lojtarëve se vullneti i tij është për tu larguar nga Parisi duke vendosur drejtuesit e klubit në një pozitë të vështirë.
Mbappe
Presidenti Al-Khelaifi dëshiron ta mbajë por në këtë mënyrë rrezikon ta humbas falas, për të shmangur një përfundim të tillë janë të detyruar ta shesin gjatë kësejë merkatoje. Përtej zërave të merkatos, Mbappe u shpreh pak ditë më parë se ëndrra e tij është të fitoj Champions League me PSG, ky është viti i fundit për ta bërë diçka të tillë, edhe Perez e shty drejtë këtij vendimi me ofertën e fundit, për të nisur më pas një aventurë të re në Madrid.
(BalkanWeb)