Lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Nga hetimet paraprake ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit që u zbuluan në Peqin.Bilal Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk kishte shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë ndërsa burime bëjnë me dije se në kërkim është shpallur i vëllai

Gjatë kontrolleve të ushtruara u zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin mbjellë rreth 4000 bimë kanabisi.

GEAM Sh.p.k