Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme.  45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis. Mediat italiane raportojnë se vrasësi i dyshuar 45-vjeçar bukëpjekës, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me italianin. Ai tentoi të bashkëshorten vajza e tij 16-vjeçare tentoi ta mbronte nënën e saj dhe në momentin kur ka hyrë në mes ai e goditi vajzën me thikë për vdekje; menjëherë pas kësaj ai vrau edhe italianin.

Ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia. Gruaja 39-vjeçare e atentatorit, gjithashtu shqiptare, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia.

Gjendja e saj  është e rëndë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, të cilët po përpiqen të zbardhin motivin e vrasjes së dyfishtë. Pista më e pranuar është ajo e xhelozisë. Vrasja e dyfishtë ka ndodhru jashtë banesës, në hyrjen e pallatit.

Mësohet se Shqiptari 45-vjeçar tentoi të vriste gruan e tij por vajza e tij 16-vjeçare tentoi ta mbronte dhe ai e goditi vajzën me thikë për vdekje; menjëherë pas kësaj ai vrau edhe italian.