Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.
Një 47-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati të banuar në rrugën “Marubi” në kryeqytet.
Shtetasja me iniciale S.Z. është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.06.2022, në Laprakë, në rrugën “Marubi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar, shtetasja S. Z., 47 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes