Është e vështirë të mos i admirosh oborret dhe kopshtet e mbushura me gjelbërim dhe lule shumëngjyrëshe.
Nëse gjithmonë keni menduar se oborri juaj ishte shumë i thatë, me shumë hije, ose se toka nuk është e përshtatshme për të mbajtur bimë kaq të bukura, mendojeni përsëri.
Në fakt, këto probleme të zakonshme mund të zgjidhen lehtësisht duke u treguar të mençur e duke zgjedhur bimët e duhura.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa lloje bimësh që do të lulëzojnë edhe në hapësirat më pak miqësore, duke i dhënë atyre ngjyra dhe aromë fantastike.
Ajuga

Nëse oborri juaj nuk merr shumë diell gjatë ditës, mund të jetë e vështirë të gjesh bimë tërheqëse që do të lulëzojnë në hije. Po kjo bimë që shërben si një mbulesë tokësore, do të mbyshë barërat e këqija duke u kthyer kështu në një zgjedhje të shkëlqyer. Petalet e adhurueshme të luleve blu në vjollcë do të shpërthejnë në pranverë, pastaj gjethet e dendura jeshile do të mbizotërojnë në pjesën tjetër të sezonit. Ajugën mund ta mbillni një herë dhe ta shijoni për vitet në vijim.
Kaladiumi

Sillni një atmosferë tropikale në oborrin tuaj me gjethet e mëdha dhe të bukura të kaladiumit. Gjethet e bukura të kësaj bime gjenden lehtësisht në nuancat e kuqe, rozë dhe të bardhë. Variantet e bardha janë shumë të bukura kur rriten në oborre me hije, sepse ato duken sikur shkëlqejnë, veçanërisht në muzg.
