Më poshtë janë disa këshilla të vlefshme që duke nisur nga ky muaj, të arrini të kurseni lekë.

1-Kujtoni rregullin e 24 orëve:

Përpara se të vendosni për të blerë diçka prisni 24 orë për të kuptuar nëse ajo gjë që kërkoni ju duhet me të vërtetë apo jo.

2-Merrni një minutë në ditë nga koha juaj:

Çdo ditë mundohuni të bëni llogarinë e shpenzimeve tuaja dhe përcaktoni sasinë minimale të parave që ju duhen.

3-Përdorni metodën e krahasimit:

Përpara se të blini atë bluzën që kushton aq shumë, mendoni se do ishte më mirë nëse do t’i ruanit ato para për pushimet e verës.

4-Kujtoni rregullin e tre 8-ave:

Të gjithë punojnë 8 orë në ditë, flenë 8 orë natën dhe kanë 8 orë për kohë të lirë. Mënyra si zgjidhni të kaloni këtë kohë të lirë ka shumë rëndësi.

5-Bëni investime për veten tuaj:

Investimi më i mirë që mund të bëni është për veten tuaj. Kjo ka të bëjë me të mësuarit dhe të paturit eksperienca të reja, të cilat më vonë do t’ju hyjnë në punë.