Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi pak ditë më parë se 5 ministra të PS e kanë kundërshtuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e kanabizimit të vendit. Ahmetaj tha se ministrat që kundështuan ishin ai vetë, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit në një intervistë në RTSH as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar deklaratën, por ka thënë i prerë se mbledhjet  e qeverisë kanë procesverbale

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Keni një koment në lidhje me dëshminë e Arben Ahmetaj se një mbledhje, në një retreat të qeverisë në Durrës, vite më parë, ju ishin 1 ndër 5 ministrat që keni kundërshtuar fenomenin e kanabizimit? 

Gjiknuri: Mbledhjet e qeverisë kanë procesverbale.

Pyetje: Edhe retreatet? 

Gjiknuri: Mbledhjet e qeverisë kanë procesverbale. Për të tjerat nuk kam asnjë koment. 

Pyetje: Pra, s’ka ndodhur kjo? 

GjiknuriKaq është përgjigja ime. 

Pyetje: E kuptoj që është e vështirë për të bërë komente në të tilla situata, por sa e dëmtojnë PS-në në elektorat të tilla deklarata si këto të ish-zv/kryeministrit apo hetimi aktual për kryetarin e Bashkisë së Tiranës? 

Gjiknuri: Nuk më vjen mirë për kolegë të partisë sime që mund të akuzohen dhe mund të provohen të fajshëm, megjithatë varet roli i individit dhe konteksti i përgjithshëm. Nëse individi e ka kryer brenda një filozofie politike me qëllime kriminale, patjetër që këto e dëmtojnë PS, por nëse individi ka abuzuar me detyrën e tij, ka bërë shkelje dhe PS nuk është e përfshirë si parti, në ato veprime që bëhen, PS nuk ka pse te marrë koston maksimale. Mund të marrë pak kosto, aty-këtu, por këto janë normale.

Pyetje: Pra ju thoni që elektorati di ta ndajë kur është një parti e korruptuar dhe kur është një individ i korruptuar? 

Gjiknuri: Pa diskutim që e ndan elektorati këtë, por ajo që di të ndajë shumë mirë elektorati është se cila nga këto forca, alternativa, kush ka dhënë prova se di të qeverisë më mirë, kush është më i besueshëm për premtimet që jep, kush është më i mirë për interesat e zgjedhësve dhe në këtë mënyrë votojnë. Deri më sot aleternativa më e mirë ka qenë PS. 

© SYRI.net