Home AKTUALITET SHËNDET 5 ushqimet më të mira për mëngjes kur zgjoheni të fryrë

5 ushqimet më të mira për mëngjes kur zgjoheni të fryrë

23

Gjëja e fundit për të cilën dëshironi të shqetësoheni para një dite të ngarkuar është barku i fryrë ose dhimbja e stomakut. Fryrja e barkut mund të lidhet me një numër faktorësh, prandaj është ide e mirë të gjendet shkaku kryesor i problemit. Mënyra se si ushqehemi, ndonjëherë mund të shkaktojë shqetësime dhe ënjtje në stomak.

Faktorët më të shpeshtë mund të jenë:

• Nuk përtypeni sa duhet
• Konsumoni shumë kripë
• Nuk pini ujë mjaftueshëm
• Konsumoni shumë fibra
• Konsumoni shpesh pije të gazuara
• Keni intolerancë ndaj laktozës
• Kapsllëku
• Sindroma e zorrës së irrituar

Më poshtë keni disa ushqime të rekomanduara nga dietologët, për të filluar ditën tuaj me lehtësi.

Ananasi

Natriumi i tepërt mund të jetë një nga shkaktarët se pse ju ndiheni të fryrë. Në këtë rast, dietologët rekomandojnë të shtoni në mëngjesin tuaj një ushqim me sasi të larët kaliumi, si ananasi. Kaliumi është antidot i natriumit në trupin tuaj dhe do të ndihmojë në largimin e ujit duke larguar kështu edhe fryrjen. Enzima e quajtur bromelainë në ananas, mund të ndihmojë gjithashtu sistemin tretës të funksionojë më mirë dhe të largojë fryrjen e barkut.

Tërshëra

Tërshëra është një drith i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë. Nëse kapsllëku është shkaku i drejtpërdrejtë i fryrjes së barkut, atëherë fibrat e patretshme që gjenden në tërshërë ju vijnë në ndihmë. Fibrat e patretshme tek tërshëra pastrojnë të gjithë sistemin tretës dhe vënë në lëvizje zorrët. Lëvizshmëria e rregullt e zorrëve ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi duke larguar kështu edhe fryren e barkut.

Bananet

Kaliumi në banane mund të ndihmojë në rregullimin e natriumit të tepërt në trupin tuaj dhe të largojnë ndjesinë e fryrjes. Dhe nëse jeni kaps, fibra e tretshme në banane mund t’ju ndihmojnë me jashtëqitjen. Këshillë: Zgjidhni një banane pak më të gjelbërt, sepse përmbajnë më shumë fibra të tretshme dhe prebiotikë miqësorë për zorrët.

Uji

Nëse trupi juaj mban ujë nga vakti i kripur i një natë më parë, uji mund të ndihmojë në largimin e lëngjeve të tepërta. Uji mund të ndihmojë gjithashtu nëse fryrja juaj shkaktohet nga kapsllëku. Fibrat e tretshme thithin ujin, i cili tenton të zbusë jashtëqitjen dhe e bën më të lehtë procesin. Pra, nëse po konsumoni shumë fibra, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë.

Uji i arrës së kokosit

Kokosi është i mbushur me kalium dhe pirja e ujit të kokosit mund të ndihmojë në largimin e fryrjes së barkut. Ju gjithashtu mund të provoni të përgatisni një pije të shijshme me ujë kokosi, banane, ananas dhe disa zarzavate për të larguar fryrjen e barkut./AgroWeb