5 automjete zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Albpetrolit dhe Mallakastrës sapo kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në gjimnazin “ Hajredin Fratari” në Fratar të Mallakastrës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë , zjarri ka rënë rreth orës 15:45 gjatë kohës që në shkollë nuk ka pasur nxënës.

Paraprakisht dyshohet që zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur e gjithë çatia e shkollës, por falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës , është bërë i mundur neutralizimi i flakëve që rrezikonin të përhapeshin në të gjithë godinën dhe banesat pranë zonës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve te rënies se zjarrit.