Ushtria e Mianmarit ka nisur sulmet ajrore në një qytet që njihet si bastion i opozitës ndaj grushtit të shtetit të kryer dy vjet më parë. Dëshmitarët dhe mediat lokale thanë se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmin të marten, një nga më të këqijtë që kur ushtria mori kontrollin e vendit.

Duke cituar banorët në zonën e Sagaing, rreth 110 km (45 milje) në perëndim të qytetit kryesor Yangon, të paktën 50 persona, përfshirë fëmijë, vdiqën në qytetin e Pazigyi.

Sulmet ajrore ndodhën ndërsa banorët u mblodhën për inaugurimin e një zyre administrative.

/abcnews.al