Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit. Një grua 50 vjeçare e quajtur Valdete Mamaj është gjetur e vrarë me thikë në banesë nga bashkëshorti i saj.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” të qytetit dhe policia ndodhet në vendngjarje.
Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e këtij rasti të rëndë.
Paraprakisht dyshohet si vetvrasje, ndërsa mësohet se çifti jetonin vetëm dhe sipas fqinjëve nuk kishin problem në familje.