Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë për shtetasit e arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestruan 500 kg kanabis dhe ranë në pranga 7 persona.
Mësohet se për Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertil Gjoni, Xhuliano Gjoni Babice, Laurent Likaj dhe Altin Meci, Gjykata ka vendosur masen e sigurisë “Arrest në burg”,.
Seanca për shtatë personat e arrestuar ka nisur rreth orës 13:00, dhe ka zgjatur rreth një orë.
Në përfundim gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtare Eranda Cufo.
/abcnews.al/