“Unë jam Gazmend Bardhi dhe mbaj përgjegjësi për veprimet e mija” ky është reagimi i deputetit Gazmend Bardhi lidhur me publikimin se një zyrtar nga SHBA i ka thënë Zërit të Amerikës se Rusia ka dhënë 500 000 dollarë për Partinë Demokratike në vitin 2017, kur në krye të kësaj force politike ishte Lulzim Basha.
Megjithatë për Bardhin këto nuk janë lajme të reja dhe u tregua i rezervuar: “Ajo që ju i referoheni nuk ka asgjë të re. Ai lajm tashmë i njohur publik apo thashethem, apo akuzë e bërë prej kohësh që ka marrë përgjigje nga institucionet e drejtësisë. Di që ka pasur koment dhe ish kryetari i PD-së Basha dhe mund ti referoheni atij. Nuk komentoj një çështje për të cilën persona që kanë dijeni kanë dhënë shpjegime”