Në një takim me intelektualë sot në Shijak, kreu i PD-sëSali Berisha foli lidhur me publikimin e një raporti amerikan që thotë se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në vitin 2017.

Berisha u shpreh se Rama nuk bëri asnjë përpjekje për të hetuar këtë skandal pasi ai synonte kapjen e opozitës në mënyrë që të zgjaste qëndrimin e tij në pushtet.

“Ju lexuat sot se në çfarë labirinte ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafies. Ai bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë por si të kapte peng opozitën. Me një opozitë të marrë peng ai vazhdonte pafundësisht.

Kohërat kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe sot te qytetarët shqiptarë se ky person është realisht armik, hajdut që historia e Shqipërisë nuk e ka pasur kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj edhe është mision i madh për ju.

U bien borive dhe thuhet se biznesi i vogël nuk ka asnjë taksë. Mashtrues të paskrupullt. Vetëm me tarifën e energjisë biznesi i vogël paguan 3-fishin e asaj që paguante në vitin 2013. Tregojnë shifrat, në vitin 2013 kishte 210 mijë sot ka 107 mijë biznese të vogla. Çfarë ndodh? Një përçmim ndaj qytetarëve, një shumëzim me zero ndaj grupeve të biznesit
sikur nuk ekzistojnë. Është krijuar një klimë që qeveritarët t’i thonë çdo gjë qytetarëve sikur nuk janë qënie reale dhe janë kukulla.

Del aty zëdhënësja e Edi Ramës, para kamerave dhe një pallati dhe thotë misteri i pallatit, misteri i rryshfetit të pallatit. Si mund ta thotë një qeveritare këtë. Përpiqen të lajnë duart me këtë xhungël me ndërtimet në Tiranë, sikur nuk ka ligje dhe më pas i legalizon. Ato janë shtesa të gjitha të partisë se demokratët nuk shkelin ligjin. Ata mo ligj janë të ndaluar por do bëj një vendim të qeverisë që t’i legalizojë.

Pse ikin qytetarët? Ikin në dëshpërim se varfëria po troket gjithnjë e më shumë në dyert e shqiptarëve. Çmimet janë rritur me 30-40% dhe në raste të caktuara
Sot ushqimet në Shqipëri janë 10 % më të larta se në Bashkimin Evropian ndërkohë që në rapost me të adrdhurat jemi 5 deri në 6 herë”, tha Berisha.