Brazili është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi, ndërkohë që bilanci i humbjeve të jetëve ka arritur në 500 mijë që nga nisja e pandemisë.

Ekspertët e shëndetit, megjithatë, i tremben një përkeqësimi të situatës, pavarësisht se shifrat në vendet e tjera të botës janë në rënie, për shkak të fushatës së dobët të vaksinimit dhe mbërritjes së dimrit.

Virusi vijon të përhapet me ritme të shpejta, ndërsa presidenti Bolsonaro refuzon të rikthejë masat anticovid.

Kreu i institutit të shëndetit “Fiocruz” shprehet se situata është kritike pasi vetëm 15% e të rriturve janë vaksinuar.

Presidenti Bolsonaro prej kohësh ka qenë në qendër të kritikave për mënyrën se si i është përgjigjur pandemisë dhe organizimin e dobët të fushatës së vaksinimit. Ai është shprehur se masat e karantinimit do të kishin një impakt shumë të madh në ekonomi që do të shkaktonte më shumë dëme se virusi.

Ndërsa opozita e akuzon presidentin se ka vonuar qëllimisht porositjen e vaksinave për arsye politike dhe se e ka nënvlerësuar ashpërsinë e pandemisë.

a2