Një sasi eurosh të padeklaruara janë gjetur në një furgon gjatë kontrollit të automjeteve që kanë mbërritur sot në Portin e Vlorës nga Italia.

Sipas policisë kufitare të Vlorës, në mjetin tip Mercedes Benz tip Vito janë gjetur të fshehura 55 mijë euro.

Policia është duke marrë në pyetje drejtuesin e furgonit si dhe burimin e eurove që ishin të fshehura.