
14 shkurti festohet në shumë vendëe të botës si dita e Shën Valentinit apo e thënë ndryshe si dita e dashuruarve. Kryefjala e kësaj ditë është dashuria e kryesisht dashuria ajo për partnerin. Një fjalë e urtë thotë se nëse kujdesesh për gjërat ato zgjasin dhe kjo vlen edhe për dashurinë veçanërisht. Shumë histori dashurie lindin dhe vdesin në një kohë të shkurtë e shumë të tjera zgjasin një jetë të tërë. E tillë është historia e ciftit Beatriçe dhe Mehdi nga Elbasani të cilët janë shembulli se dashuria kur është e vërtetë zgjat gjithë jetën. Ky shën valentin për ta ishte i 55-ti. Ata tregojnë se si janë njohur e më pas martuar së bashku por mbi të gjitha se cili është sekreti për një martesë të lumtur.
Ky çift simpatik nga Elbasani është shembulli se dashuria, mirëkuptimi dhe përkushtimi ndaj partnerit të dhurojnë një jetë të lumtur e të mbushur më dashuri çdo ditë.
