Si asnjëherë më parë në historinë e Gjykatës së Elbasanit, 5500 dosje ende të pashqyrtuara janë trashëguar nga viti 2024-2025.
Kjo situatë, thuajse e dalë jashtë kontrollit dhe jashtë parashikimeve ligjore, në dosje të caktuara, vjen si pasojë e vakancave në strukturë të prokurorisë dhe gjykatës.
Në këtë situatë duket se shprehja “drejtësi e vonuar, drejtësi e mumguar” merr kuptimin e vërtetë të saj teksa kostoja bie mbi qytetarin.
Aktualisht organi i akuzës vepron me rreth 30% të kapacitetit ndërsa me gjithë shtimin e gjyqtarëve edhe ky institucion ka mangësi në organikën e tij.