Një 57-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit. Sipas burimeve zyrtare dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.
Policia vijon punën per zbardhjen e rethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:50, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
