Kompanitë e ndryshme po luftojnë me njëra tjetrën për të aplikaur sa më shpejt teknologjinë e re 5G, mirëpo valët e mesme C 5G mund të përbëjnë një problem për aeroplanët.
Aeroplanët mbështeten në altimetrat me valë për të kuptuar se në çfarë lartësie janë dhe për të siguruar një ulje të butë në tokë në momentet kur pilotët nuk arrijnë dot të shohin qartësisht pistën e uljes. Tashmë FAA po jep udhëzime të reja drejt 6,834 pilotëve që të mos e bëjnë më këtë veprim për shkak të interferencës së valëve me 5G.
Ditën e martë FAA vendosi që mijëra aeroplanë dhe helikopterë në SHBA nuk duhet të përdorin sistemet automatike të uljes, që janë dizenjuar për të funksionuar në rastet kur shikueshmëria është e ulët, nëse ato do të ulen në një aeroport ku interferenca me 5G është e madhe dhe altimetrat nuk janë të besueshëm.
“Ulja e aeroplanëve gjatë periudhave me shikueshmëri të pakët do të limitohet për shkak të shqetësimeve se sinjalet 5G mund të interferojnë me saktësinë e altimetrave të aeroplanëve.” tha Lynn Lunsford, zëdhënës i FAA. “Këto limitime do të aplikohen vetëm në zonat me vizibilitet të ulët dhe mund të rezultojë në vonesa të fluturimeve.”
Megjithatë pilotëve mund t’ju jepet drita jeshile për t’u ulur në rast se ato provojnë se altimetrat e aeroplanëve të tyre janë të mbrojtur ose nuk preken nga kjo interferencë.