Përmes këtij misioni shkencëtarët do të marrin më tepër informacione mbi aftësitë që trupi i njeriut ka për të mbijetuar në kushte kaq të izoluara dhe të pazakonta, të cilat mund të jenë të ngjashme me të njejtat kushte ambientale që gjenden në Mars. Simulimi me emrin AMADEE-29 përbëhet nga 5 burra dhe një grua të cilët do të jetojnë 4 javë në objekte të krijuara nga Israel Space Agency, ku ata do të veshin kostume hapësinore dhe do të drejtojnë një rover.
I gjithë ky aktivitet do të meaxhohet nga dhoma e kontrollit në Austrian Space Forum në Innsbruck, Austri, e cila më parë ka drejtuar dhe 12 misione të tjera “Analog Astronaut”. Ekipi është i përbërë nga shkencëtarë dhe entuziastë të hapësirës të cilët krijojnë teknologjinë e duhur për të mbijetuar në Mars.
Në këtë mision nuk do të testohen vetëm aftësitë e njerëzve, por do të vihet re dhe prania e aktiviteteve të ndryshme robotike. “Do të përdoren mjete efiçiente eksplorimi, të cilat do të lehtësojnë kuptimin e avantazheve dhe limitimeve të misioneve ndërplanetare të njerëzve.” tha agjensia në një intervistë.