Në festën e saj të veçantë për Apple TV+, ylli nxjerr meloditë e veshur me një fustan të zbukuruar me ar të Dolce & Gabbana, për të cilën ajo tha se peshonte rreth 27 kilogramë.

“Doni të qeshni? U deshën gjashtë burra të rritur që të mbanin bishtin e atij fustani për të më zbritur nga shkallët”, zbuloi Carey, 52 vjeç, gjatë një paraqitje të premten në Lorraine.

E pyetur nga prezantuesja e ITV-së nëse ajo ka gjithmonë një grup personash në thirrje për të mbajtur bishtin e saj, këngëtarja tha: “Ndonjëherë është pesë, ndonjëherë është gjashtë … varet”.

Dhe siç tha Carey për Vogue teksa promovonte ngjarjen e saj, ky kostum i veçantë ishte përtej shkëlqimit.

“Vetë fustani mori 250 orë për t’u mbushur me rruaza”, tha ajo, “Vetë gurët ishin gjigantë, por gjithsesi dukeshin bukur dhe shkëlqenin. Ishte madhështore, por dhemb shumë ta vesh atë”.

Për sa i përket peshës së tij të konsiderueshme, Carey shtoi: “Të gjithë thanë : ‘Oh, ajo po e tepron’, derisa e mbajtën atë për dy sekonda”.