BBC raporton se të paktën gjashtë persona, mes tyre një fëmijë, kanë ndërruar jetë si pasojë e sulmeve me raketa të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lvivit.

Rrugës për në vendin e njërit prej shpërthimeve, korrespondentët tanë u ndaluam në rrugë nga njerëz të armatosur. Ata u thanë se nuk mund të vazhdonim.

Sirenat e sulmit ajror pastaj u dëgjuan përsëri. Është një tronditje për qytetin”, shkruan BBC.

Lviv është një qytet në perëndim të Ukrainës, në kufi me Poloninë dhe deri më tani ka qenë relativisht i paprekur nga dhuna.

Ky sulm në qytetin perëndimor të Ukrainës vjen pas disa javësh qetësie. Sulmet e fundit ishin regjistruar në muajin mars.