Është arrestuar 23-vjeçari me inicialet E.M dhe janë proceduar penalisht tre 22-vjeçarët me inicialet E.F, E.N dhe R.M të katër banues në Tiranë, pasi reklamonin ‘online’, se do ju shisnin karta bankare të klonuara 100 qytetarëve, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me këste.
Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove.
Njoftimi i Policisë: Tiranë
Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “X-Card”.
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
U premtonte, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare, vihet në pranga një 23 vjeçar.
Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “X-Card”
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me këste.
Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove.
Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton të gjithë qytetarët të cilët janë prekur nga ngjarje të tilla që të paraqiten për të bërë kallëzim në Sektorin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë.