Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në zonën e Laprakës në Tiranë.
Një 63-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, të cilat nuk dihen ende.
Top Channel
