Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Divjakë.
Një 68 vjeçar me iniciale M.N., dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Goriçaj.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.