Një 69-vjeçar ka ndërruarjetë mbrëmjen e sotme në Himarë.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bolenë, teksa i moshuari ishte duke
shkuar për në stanin e tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
