127 raste të reja me COVID janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga 1.766 teste të kryera.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 90 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Si pasojë e komplikimeve nga Covid, betejën me COVID e kanë humbur 6 persona.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 261 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 221.441 raste, prej të cilëve 208.209 janë shëruar, kurse 7.825 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 5.377 raste aktive me Covid-19.