Iftuar në emisionin “Pardon My French”, Niko Komani dha mendimin e tij për lojën dhe veshjet e banorëve të “Big Brother VIP”. Gjatë diskutimit me Jonidën, Lein dhe Arbrin, ata u ndalën tek veshjet e banorëve gjatë dy ‘Prime’-eve të fundit.
Niko ndau mendimin e tij mbi disa prej banorëve: “Për këtë të shtunë, më pëlqyen më shumë Ola dhe Rozana. Cila nuk më pëlqeu? Gerta, si gjithmonë. Dje më pëlqyen Loredana dhe Ola. Loredana kishte një pamje të mrekullueshme, si një perëndeshë që kishte zbritur nga qielli, edhe pse duhet të pranoj që kishte disa masa të gabuara në veshjen e saj. Fustanet e shkurtra ishin të gjera tek gjoksi dhe të ngushta poshtë”.
Përsa i përket veshjeve të tjera, Niko shtoi: “Gerta sërish mbajti veshje që nuk më pëlqyen. Valbona gjithashtu, me kostumet e bezhës që ka veshur disa herë, më duket se është si një imitues i vetvetes. Po ashtu, kritika ishte për ata që qëndronin me të njëjtat veshje për ditë me radhë”.
Për veshjet gjatë ditës në BBV, Niko shprehu se nuk është e justifikueshme të vishesh keq, duke kritikuar banorët që kanë qëndruar për shumë ditë me të njëjtën veshje. “Danja, Ola dhe Loredana janë më të kuruarat”, tha ai, ndërsa për Gjestin, ai shtoi: “Në fillim kishte veshje me ngjyra dhe printe, por tani përsërit veshjet e tij. Ka stil, por është bërë monotone”.
