Gjykata dënon 20 të pandehurit, mes tyre 2 policë
Gjykata e Posaçme dënoi me 74 vite burg në total 20 të pandehur për kultivimin e 28 parcelave me kanabis në Skrapar përgjatë vitit 2020.
Mes të dënuarve janë edhe 4 zyrtarë lokal, 2 efektivë policie dhe 2 zyrtarë të njësive administrative që kanë ndihmuar në mos goditjen e aktivitetit kriminal.
Si kreu i këtij grupi u dënua nga Gjykata shtetasi Arben Lekli me 8 vite burg, ndërsa të tjerë me nga 4 dhe 6 vite burg.