Të trembura dhe plotësisht të painteresuara për të pasur kontakt me ne njerëzit, nepërkat konsiderohen zvarranikë të rrezikshëm dhe madje agresive. Nepërkat janë “të turpshme” dhe të kujdesshme, por takimi me to gjatë një shëtitjeje mund të shkaktojë panik, nëse nuk dini si të silleni dhe e njëjta gjë vlen edhe nëse ju kafshon.

Duke qenë se jemi në mes të verës dhe shpesh ecim në “territorin” e tyre, kemi hartuar një manual me tetë gjëra që duhen të dini për të përballuar sa më mirë çdo “takim” me një nepërkë.

Si ta di që kam takuar një nepërkë?

Nuk mjafton të shohësh një gjarpër për të thënë se ke hasur në një nepërkë dhe padyshim, ta njohësh atë, të ndihmon. Gjithashtu edhe një manual i shkruar nga herpetologu Giovanni Zanfei, mund të ndihmojë. Pasazhi më i rëndësishëm është ky: “Njohja e një nepërke në shikim të parë mund të mos jetë shumë e thjeshtë. Ndryshe nga ajo që ndihet zakonisht, forma e kokës dhe bishtit nuk janë karaktere diagnostikuese , domethënë të afta për të identifikuar në mënyrë unike një nepërkë: mantra “trekëndore”, koka dhe bishti i shkurtër mund të jenë jo të besueshëm”. Pra, mos supozoni se ai gjarpër i vogël “çdo gjarpër që arrin gjatësinë e një metri ose e tejkalon atë, sigurisht që nuk është një nepërkë” që ka kaluar në rrugën tuaj ishte një nepërkë; por kur dyshoni, me maturi, silluni sikur të ishte.

Nepërka ka më shumë frikë nga ju

“Nepërkat nuk janë agresive por kur ndodh takimi me njeriun, reagimet janë zakonisht dy llojesh: palëvizshmëri ekstreme ose, më shpesh, largim i papritur”. Megjithatë, mund të ndodhë që një gjarpër i hasur në një pyll (qoftë një nepërkë apo një specie tjetër) të reagojë në një mënyrë të ndryshme: “Ndonjëherë, nëse janë të frikësuar ose të stresuar, nepërkat mund të kenë sjellje frikësuese, duke qëndruar në këmbë disa centimetra larg tokës, duke u fryrë dhe duke bërë goditje të vogla përpara me kokë, duke simuluar kështu një sulm” . Në këtë rast këshilla është e thjeshtë: largohuni, sepse nëse mund të zgjedhin mes kërcënimit dhe ikjes, nepërkat do të preferojnë gjithmonë këtë të fundit.

Si të mos trembni një nepërkë?

Rreziqet më të mëdha në një takim me një nepërkë manifestohen, kur dikush kërkon në pyll për kërpudha, manaferra ose gjëra të tjera duke i futur duart poshtë barit. Ose duke u ulur mbi to, ose duke i shkelur pa dashje gjatë një shëtitjeje. Prandaj mjafton pak vëmendje për të shmangur shqetësimin e një nepërke: mos i ngjisni kurrë duart ose këmbët në një shkurre ose në një tokë gurore, nëse nuk e shihni se ku po i vendosni!

Veshja ndihmon gjithashtu. Duke veshur këpucë të përshtatshme (çizme hiking) dhe pantallona të gjata, zvogëlohen ndjeshëm shanset për t’u kafshuar gjatë një shëtitjeje në natyrë. Duke i kushtuar vëmendje vendit ku uleni ose ku vendosni duart, rreziqet reduktohen më tej pothuajse në zero.

Ku mund të takoj një nepërkë?

Nepërkat janë të përhapura në mjedise shumë të ndryshme dhe janë potencialisht të pranishme kudo, nga brigjet e detit deri te malet e larta nga 0-3000 metra mbi nivelin e detit dhe në pyje. Në Shqipëri, nepërka është gjetur në shumë lloje habitatesh; në ato shkëmbore, ranore, livadhe, lumenje dhe në male. Nepërkat e zonave malore janë ato më të rrezikshme. Ky lloj gjarpëri gjendet ne vendin tone kryesisht në zonat malore sidomos në veri të vendit. Nepërka gjendet edhe në Malin e Dajtit pranë kryeqytetit të vendit.

Çfarë nepërkash ka në Shqipëri?

Në vendin tonë ka disa lloje nepërkash, por më të përhapura janë Vipera berus, Vipera amomodytes dhe Vipera ursinii, ndërsa të tjerat janë të rralla. Kafshimet nga gjarpri ndodhin zakonisht gjatë stinës së verës, sidomos në rajonin e Shqipërisë së Mesme dhe në veri, si dhe në fshatrat shqiptare në kufi me Malin e Zi dhe të Shqipërisë.

Po sikur të më kafshojë një nepërkë?

Kafshimi i një nepërke është i dhimbshëm, por shumë rrallë fatal. Në rast se ndodh një aksident, gjëja më e përshtatshme për të bërë është të mos e humbni durimin, por telefononi 112. Raportoni incidentin dhe nëse ndihma mund t’i arrijë lehtësisht personit të kafshuar – prisni ndihmën në vend, duke ndjekur indikacionet. Një gjë që duhet të mbani mend është se shpesh nepërkat nuk inokulojnë helmin, por kafshojnë “thatë”, dhe sasia e helmit të injektuar shpesh nuk është shumë e rëndësishme. Rreziqet më të mëdha nga një pickim është për fëmijët dhe të moshuarit dhe nga ata që janë të ndjeshëm ose alergjikë ndaj helmit.

Çfarë të bëj ndërsa pres për ndihmë?

Pasi telefononi 112 dhe prisni që të vijë ndihma, ka një sërë veprimesh që mund të ndërmerren dhe gjithashtu disa që duhen shmangur me çdo kusht. Sa i përket të parës:

– lagni plagën me ujë të freskët, ose dezinfektojeni me peroksid hidrogjeni nëse është e mundur;

– ngjishni lehtë zonën e prekur nga pickimi dhe vendosni një fashë të lehtë;

– hiqni varëset, orët dhe byzylykët dhe në rastin e qenve lirojini zinxhirin;

– qetësojeni viktimën e kafshimit dhe hidratojeni, monitoroni situatën dhe prisni ndihmë ose shkoni në institucionin më të afërt mjekësor.

Çfarë nuk duhet të bëj?

Çdo gjë që nuk rekomandohet automatikisht nuk këhsillohet. Ndjekja e udhëzimeve në hapat 6 dhe 7 është gjëja më e mirë për të bërë.

Disa sjellje veçanërisht të dëmshme janë:

– acarimi dhe lëvizja e tepërt;

– pirja e alkool ose substanca të tjera që mund të çojnë në vazodilim, gjë që bën që helmi të përhapet më shpejt;

– prerja e plagës dhe thithja e helmit;

– aplikimi i fashave të pabarabarta ose shumë të ngushta;

– përdorimi i serumit anti-viper. Nëse është e nevojshme, ai do të administrohet në spital (ku trajtimi ka shumë të ngjarë të bazohet në kortizon);

– në përgjithësi, mos improvizoni!