Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë. Në Shqipëri kjo festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.
Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Nën sytë e njerëzimit vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas. Në të gjithë botën gratë vazhdojnë të ngrenë zërin e protestës për të luftuar kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës për të qenë të sigurta e për të qenë të lira në zgjedhjet e tyre.
Shumica femrave sot janë me mendimin se duan që të kenë një ditë feste ku të kalojnë sa më mirë duke larguar çdo të keqe nga përditshmëria e tyre dhe ti fokusohen vetes së tyre.
Egnatia news iu uron të gjitha femrave gëzuar 8 marsin. Të qndrojnë të forta dhe të luftojnë për të drejtat e tyre./egnatia news