9 drejtues automjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës javën që lamë pas. Ndërkohë janë vendosur mbi 6 mijë gjoba për shkelke të ndryshme.
“Rrugorja” Tiranë njofton se janë bllokuar edhe 6 automjete, për detyrime të pashlyera dhe mungesë dokumentacioni.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolla synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas:
Janë arrestuar 9 shtetas për:
– Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
– Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Janë vënë 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë:
– 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
– 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 6 për përdorim të xhamave të errësuar;
– 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha;
– 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
– 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
– 145 për parakalime të gabuara;
– 5314 për parkime të gabuara.
Janë bllokuar 6 automjete për:
– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni;
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.