Kanë kaluar 9 vite nga vdekja e politikanit të ndjerë të PD, Sokol Olldashi.
9 vite më parë Olldashi humbi jetën ne një aksident tragjik në Krrabë të aksit rrugor Elbasan-Tiranë! Një aksident që i mori jetën politikanit të ri e vizionar dhe që la pas shumë hije dyshimesh.
Lidhur me këtë datë të “rëndë” për politikën ka reaguar Koordinatori i Bindjes Demokratike Erion Murataj!
Përmes statusit në rrjetet sociale Murataj e kujton Olldashin si një njeri ëndërrimtarë.
Statusi i plotë:
“Ëndërrimtarët ashtu si ënderrat nuk vdesin kurrë.
Mbase ata që besojnë se i vrasin apo gëzojnë kur vdesin besojnë të kundërtën!
Ne që vazhdojmë jetojmë e ënderrojmë kemi vetëm një mision: “Të lëm pas sa më shumë të mundemi një realitet për të cilin vrasësit e ëndrrave dhe ënderrimtarëve të turpërohen përpara historisë”.
Koli ti e di që ende jeton në ëndrrat që le pas.
Do të takohemi një ditë por…ende jo!”😉