Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash PRO hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Me kërkesë të Autoritetit të Dosjeve dhe me mbështetjen e PS dhe Grupit të PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, i hapet rrugë verifikimit të personaliteteve, që mund t’i kenë shërbyer ish-Sigurimit.
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. – 94 PRO, 1 ABSTENIM, 0 KUNDËR
Përmes votimit të sotëm, shfuqizohen komisioneve e njohura si “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Indicja për këtë ndryshim erdhi pas dosjes së shtetasit I.M.
Projektligjet e miratuara në fund të seancës së sotme plenare:
- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin” – 74 PRO, 1 ABSTENIM DHE 21 KUNDËR
- Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike” – 98 PRO, 0 ABSTENIM, 0 KUNDËR
- Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. – 94 PRO, 1 ABSTENIM, 0 KUNDËR