Ka nisur me gol ndeshja Danimarkë-Belgjikë. Dueli i grupit C të Euro 2020 që po luhet në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, është zhbllokuar pas vetëm 99 sekondave.

Minuta e dytë dhe vendasit në avantazh. Gafë e mbrojtjes belge dhe Yussuf Poulsen, sulmuesi i Leipzig, tundi rrjetën kundërshtare pas asistit të marrë nga Pierre-Emile Hojbjerg.

Avantazh i rëndësishëm për kombëtaren nordike, që shpreson të marrë pikët e para në Euro 2020, por tashmë pritet reagimi i “Djajve të Kuq”.

abcnews.al