Pas hedhjes në erë me 70 kg tritol të “Prestige Resort”, Presidenti “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ka dhënë për herë të parë një prononcim për këtë akt, të cilin e quajti hakmarrje mediatik dhe personal ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh ndër të tjera se fëmijët e tij i shkolloi në Londër, por i ktheu në Shqipëri për një shembull investimi në vendin e tyre.
Por pas aktit të sotëm ai tha se ky sulm nuk e demoralizon dhe se do të ringrihet sërish, por nga ana tjetër ai tha se tashmë u thotë atyre që të largohen dhe të investojnë në SHBA apo në Londër, ndërsa vetë ai do të qëndrojë këtu.
“Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë bashkë me mua, por unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para”, u shpreh Hysenbelliu.